Botë
BE: U miratua plani për rimëkëmbje
12.02.2021 14:51
Bashkimi Evropian e miratoi planin prej 750 miliard eurosh për rimëkëmbje...

Bashkimi Evropian e miratoi planin prej 750 miliard eurosh për rimëkëmbje, që përmban hua dhe grande për përkrahje të reformave dhe investime nga ana e vendeve anëtare. Qëllimi i këtij plani është zbutja e pasojave ekonomike dhe sociale nga ana e pandemisë.
“750 miliard euro për përkrahjen e qytetarëve tanë që të mbajnë vendet e punës dhe përkrahje për qëndrueshmëri të kompanive. Asnjë vend nuk mundet i vetëm të përballet me krizën. Prandaj me forca të përbashkëta duhet të investojmë bashkërisht për tejkalimin e pasojave.”,- tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen.
Vendi kryesues me BE-së Portugalia ka ftuar vendet anëtare ti miratojnë sa më parë planet për rimëkëmbje, ndërsa ka mesi i vitit pritet që vendet të përfitojnë nga mjetet e planifikuara.
“Më në fund kemi vaksina për shpëtim të jetëve dhe plan për rimëkëmbje ekonomike. Tani duhet ta përshpejtojmë vaksinimin dhe ta realizojmë planin. Po luftojmë për jetët e njerëzve dhe ruajtjen e vendeve të punës.”,- tha kryeministri i Portugalisë, Antonio Kosota.
Popoviç: Serbia ka kapacitet për të prodhuar vaksinën ruse
Për shkak të vonesës së sigurimit të vaksinave nga kompanitë BE u detyrua të shtyhej për tre muaj planin e vaksinimit të popullsisë. Ndërkohë Serbia mund të ketë kapacitete për të prodhuar vaksinën ruse anti Kovid “Sputnik V” deri në fund të këtij viti, ka paralajmëruar ministri serb pa resor Nenad Popoviç. Ai i ka bërë këto deklarata pas një takimi me një grup ekspertësh nga Rusia, të cilët kanë vizituar Beogradin për të analizuar kapacitetet e këtij vendi për të prodhuar vaksinën.
“Serbia duhet të blejë pajisjet e nevojshme për të nisur prodhimin e vaksinës “Sputnik V”. Ka mungesa të mëdha të këtyre pajisjeve në botë. Për cikël të plotë të prodhimit. Kjo gjë mund të marrë deri në nëntë ose 10 muaj. Vaksina nuk do të shpërndahet vetëm brenda Serbisë, “por edhe në rajon dhe në gjithë Evropën.”,- tha ministri pa resor i Serbisë, Nenad Popoviç.
Derisa vendet po hasin në vështirësi për të siguruar vaksinën anti Kovid, shifrat në rritje kanë detyruar autoritetet të rivendosin masat kufizuese. Deri tani numri i të infektuarve në nivel botërorë po afrohet rreth 108 milion njerëz. mbi 60 milion prej të cilëve janë shëruar, ndërsa
mbi 2 milion e 370 mijë njerëz kanë humbur jetën.
REJHANE BUSHI METAJ
