Maqedoni

“Megjashi”: stop dhunës ndaj fëmijëve

19.11.2014 14:16

U shënua sot “Dita botërore për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve”...

Në fushatën e përgjithshme ndaj kësaj dukurie, është e përfshirë edhe Ambasada e parë e Fëmijëve në Botë, "Megjashi", me moton "19 ditë për parandalim kundër dhunës ndaj fëmijëve".
 
“Dita botërore për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve”-19 nëntori, shënohet në 88 vende, ndërsa këtë vit "Megjashi" vë alarmin  për përkeqësim në gjendjen me dhunën ndaj fëmijëve. Theks i veçantë vendoset  në parandalimin e varësisë dhe keqpërdorimit të substancave narkotike.
 
Në SOS telefonin për fëmijë dhe të rinj, në të cilat telefonata thuhej se të mitur nën moshën 14 vjeç lajmërohen si të dyshuar për keqpërdorim seksual të fëmijës.
 
Për këtë nevojitet që fëmijët të edukohen se si të veprojnë përderisa gjenden në situatë të rrezikshme dhe si të mbrohen nga keqpërdorimi i mundshëm.
 
 Si lloj më i shpeshtë i dhunës në shtet lajmërohet dhuna familjare. 
 
"Vitin e kaluar, sipas të dhënave në SOS, telefonin për fëmijë dhe të rinj, ku prej 408 fëmijëve viktima potencial, 62 fëmijë kanë qenë viktima të dhunës në familje. Numri më i madh i fëmijëve viktima të dhunës familjare kanë të bëjnë me dhunën psikike dhe fizike dhe pakujdes ndaj fëmijës”, potencoi "Megjashi". 
 
53 për qind prej 215 milionë fëmijëve në botë punojnë në kushte të rrezikshme. Andaj qëllimi i Kombeve të Bashkuara me vendosjen e “Ditës botërore të fëmijës”- 20 nëntorit, është që ta tërheqin vëmendjen për vlerën e mirëqenies së fëmijëve nëpër tërë botën.