Maqedoni
Kovid-19, 5 të vdekur e 367 të infektuar
12.02.2021 15:56
Virusi Korona u ka marrë jetën edhe 5 qytetarëve të vendit...
Virusi Korona u ka marrë jetën edhe 5 qytetarëve të vendit, ndërsa në 24 orët e fundit nga 2596 të testuar kanë rezultuar pozitiv 367 persona. Sa u përket të vdekurve, dy pacientë janë nga Shkupi dhe nga një në Gostivar, Kriva Pallankë dhe Demir Hisar. Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar 202 të shëruar.
Numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi Korona që nga fillimi i pandemisë arrin në 96 mijë e 518 persona, prej të cilëve 87 mijë e 324 janë shëruar, 2 mijë e 971 kanë vdekur dhe 6 mijë e 223 janë raste aktive.
