Maqedoni

Apeli uli dënimet për “27 prillin”, një vit më pak burg për Abdulfeta Alimin

12.02.2021 18:39

Gjykata e Apelit ka vendosur uljen e dënimeve me burg për 1 deri 2 vjet për të akuzuarit...

Gjykata e Apelit ka vendosur uljen e dënimeve me burg për 1 deri 2 vjet për të akuzuarit në rastin “27 prilli” të vitit 2017.

Nga 211 vjet burg të shqiptuar në Gjykatën Penale nga gjykatësja, Dobrilla Kacarska, tani dënimet janë ulur në gjithsej 188 vjet.

Dënimi më i lartë prej 18 vjet që e mori ish drejtori i Byrosë së Sigurisë publike, Mitko Çavkov, tani është ulur në 16 vjet.

Dënimet me 15 vjet për Mitko Peshov, Dushko Llazarov, Goran Gjoshevski, Munir Pepiq janë ulur në 13 vjet burg.

Për Oliver Radullovin dënimi me 10 vjet ulet me një vit, një vit më pak burg edhe për Abdulfeta Alimin i cili është ulur në gjashtë vjet.

Dënimet janë ulur edhe për organizatorët e protestave përmes të cilave u sulmua Kuvendi.