Maqedoni

Ash-Alternativa: Qeveria nuk po organizon regjistrim të besueshëm

12.02.2021 19:03

Partitë opozitare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, kanë kritikaur qeverinë se ajo nuk është e gatshme...

Partitë opozitare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, kanë kritikaur qeverinë se ajo nuk është e gatshme të organizojë regjistrim të besueshëm.

Sipas tyre, pushteti ka bërë dy devijime në raport me Ligjin për regjistrim dhe metodologji.

“Kjo Qeveri nuk është e gatshme të kryejë regjistrim kredibil. Në ueb-faqen zyrtare të qeverisë “vlada.mk”, mes tjerash, janë publikuar informacione në lidhje me regjistrimin e diasporës. Aty, në mënyrë eksplicite, thuhet: “Për qytetarët të cilët në momentin e regjistrimit nuk ndodhen në shtet informacion japin anëtarët e familjes ose qytetarët të cilët më së miri i njohin të dhënat për ata persona, me kusht që personi që jep informatë duhet të dorëzojë dokumentacion valid, prej ku do të merret numri i amzës për personin që regjistrohet, me çka garantohet validiteti i informatës”, thuhet në reagimin e koalicionit ASH-Alternativa.