LSDM kërkon dorëheqjen e Milloshoskit

13.02.2021 13:32

Ka kaluar gati një javë....

Ka kaluar gati një javë që kur skandali i "vjedhjes" shpërtheu në opinion, ku dokumentet konfirmuan që Antonio Milloshoski u dënua nga një gjykatë në Gjermani, ndërsa ai nuk i ka komentuar publikimet e vendimit për dënimin e tij për vjedhje dhe manipulim, ndërsa shefi i tij Mickovski hesht, thonë nga LSDM.

Sipas LSDM-së, Milloshoski  nuk e meriton besimin dhe mbështetjen e qytetarëve dhe nuk  arsyetohet aspak mandati i deputetit.

“Milloshoski nuk ka fytyrë për t'u paraqitur para qytetarëve, ndërsa Mickoski e mbron atë, në vend që të kërkojë përgjegjësi morale. Ky është Mickoski, mbështet një deputet i cili u dënua për krime në Gjermani, për "vjedhje" dhe falsifikim” –tha Stefan Vasev nga LSDM.