Covid 19, mbi 50 mijë persona janë paraqitur për tu vaksinuar
Për vaksinën Fajzer-Biontek...

Për vaksinën Fajzer-Biontek pritet të kompletohen dokumentet e nevojshme, ndërsa për vaksinën “Sinofarm” pritet të kalojë Viti i Ri Kinez. Edhe pse u paralajmërua para dy ditësh se vaksinat Fajzer do të arrijnë, akoma pritet që të vijë dërgesa.
Përgjigjia e autoriteteve shëndetësore është se prodhuesit në një afat sa më të shkurtër duhet të lëshojë një dokument të aprovuar nga Sërbia,me cka do të realizohet pranim-dorzimi.
Marrëveshtja me Fajzer ndalon shitjen e vaksinave nga vendet tjera, prandaj këto vaksina do të vijnë në vendin tonë si donacion.
Autoritetet shëndetësore nuk saktësojnë se kur do të fillojnë imunizimi i popullatës sepse edhe për vaksinat kineze Sinofarm, nuk dihet se kur do të arrijnë
“Në lidhje me dërgimin e vaksinës kineze, është duke u punuar për detajet e fundit me cka vaksinat nga prodhuesi Kinez do të vinë në Maqedoninë e Veriut. Sistemi shëndetësorë është I përgatitur dhe imunizimi do të fillojë menjëherë sapo të arrijnë vaksinat kundër Covid 19” - thonë nga Ministia e Shëndetësisë.
Derisa priten vaksinat, autoritetet kompetente numërojnë se sa qytetarë kanë shfaqur interes për tu vaksinuar.
Мëshumë se 40.000 persona janë lajmëruar përmes faqes “vakcinacia.mk” ndërsa mbi 12 .000 janë lajmëruar përmes mjekëve amë.
“Nëse e kam patjetër do të vaksinohem, nëse nuk është patjetër nuk do të vaksinohem”.
“Do të vaksinohem kur të vinë vaksinat, ndonjëher do të vinë por nuk dihet kur”.
“Do të vaksinohem sigurisht. Mjeku amë më lajmëroi për vaksinim”.
“Nuk ka shancë të më kapi mua virusi dhe nuk ka as shanca të vaksinohem. Nëse është patjetër atëher do të vaksinohem, ndryshe jo”.
“Kush të garanton se vaksina është e sigurt. Njëherë folet për njërën vaksine dhe njëherë tjetër, për një tjetër. Populli janë hutuar” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.
Këtë muaj pritet të arrijnë edhe 6000 doza nga Fajzer, të cilat vendi i ka sigurar drejpërdrejt nga prodhuesi. Ndërsa për muajin mars është paralajmëruar që do të arrijnë mbi 100.000 doza nga Astrazeneka përmes mekanizmit Covax. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
