Plani i menaxhimit për Liqenin e Ohrit, Merko: Është i pakuptimtë dhe joimplementues

13.02.2021 16:23

Plani i menaxhimit për liqenin e Ohrit....

Plani i menaxhimit për liqenin e Ohrit është i pakumptimtë dhe joimplementues thotë kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko.

Sipas Merkos, duke mos qenë në gjendje të harmonizojë planet ekzistuese urbane me rekomandimet e UNESCO-s, qytetarët janë të pakënaqur dhe nuk mund të ushtrojnë të drejtat e tyre dhe komuna pëson dëme.

Në një mbledhje me komunën e Ohrit dhe të Debërcës dhe me arkitektët e qyteteve, ata kanë kërkuar një takim me qeverinë për të gjetur zgjidhje.

“Për ne në tërësi dhe në veçanti është i pakuptimtë dhe joimplementues sepse në shumë vende, sidomos ku kemi ndërtime aktuale kufizimin 50% të ndërtimit, nuk e di çfarë kuptimi ka. Ne i shqyrtuam të gjitha këto aspekte dhe erdhëm në konkluzion se duhetë të bisedohet me pushtetin qëndror dhe kemi caktuar një takim të martën dhe ne do të bëjmë propozime për të mundur të ndryshohet pikërisht në ato vende.” – tha Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko.

Merko tha se gjithashtu do të kërkojnë zgjatjen e afatit të legalizimit sepse me moratoriumin, i cili ishte në fuqi për gati një vit, qytetarët u penguan të ushtronin të drejtën e tyre për legalizim.

“Kjo duhet të rregullohet, të paktën të zgjatet afati, për një afat 1 vjeçar apo 2 për të mundur të kryejmë të gjithë kërkesat e qytetarëve edhe pse është në iniciativë ligji i ri për legalizime por varet kur do e sjellë parlamenti në shqyrtim.” – u shpreh Merko.

Edhe përkundër shumë kritikave nga ambientalistët, Merko vazhdon në qëndrimin e tij se përreth liqenit dhe në zonën e mbrojtur në Strugë nuk ka ndërtime pa leje, ndërsa objektet që janë në plazhe janë ndërtuar me miratimin e ministrisë së transportit dhe lidhjeve. (Ilmie Zhaku, TVM2)