Korrupcioni, Pendarovski: S’ka arsyetime për korrupcionin

13.02.2021 17:19

Nuk ka arsyetim dhe pretekst rreth perceptimit për korrupsionin në vend...

Nuk ka arsyetim dhe pretekst  rreth perceptimit për korrupsionin në vend, thotë shefi i shtetit Stevo Pendarovski.  Ai e  shef të nevojshme mobilizimin e tërë qeverisë në eliminimin e kësaj dukurie.

Zhdukja e korrupsionit është me rëndësi edhe për fillimin e bisedimeve, respektivisht hapjen e kapitullit  23, 24, deklaron Pendarovski në intervistë për “Radio Kanal 77”.

“Qeveria duhet ta luftojë korrupsionin jo vetëm përmes zv.kryeministrit për luftë kundër korrupsionit, por në mënyrë të përgjithshme  të gjitha resurset të dëshmojnë edhe më shumë vullnet politik për  luftën e kësaj të keqe. Edhe poqese nuk është problemi me Bullgarinë  dhe ne supuzojmë se negociojmë me BE-në, probelmi më i madh për të cili keni dëgjuar është kapitulli 23, 24” – tha Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.

Mickovski: Deklarata e Pendarovskit, hipokrite

Nga opozita  maqedonase  e quajnë hipokrizi kërkesën e presidentit Pendarovski që qeveria të përgatis plan aksionar për ballafaqim me korrupsionin.

“Ai është njeriu që  i nënshkruan ligjet të cilat mundësojnë  situatën në të cilën jemi ne në këtë nivel me krim të organizuar dhe korrupsion. Po të kishte qëllim të sinqert, ka pasur mundësi shumë herë  t’i bllokojë ato ligje,  respektivisht  tekstet e ligjeve, në vend se ti shërbejë Zoran Zaevit” – deklaroi Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Problemi me fqiun lindor, Pendarovski: Duhet të kthehet besimi me Bullgarinë

Ndërkohë, duke folur për çështjen bullgare, Pendarovski thotë se nuk po lëvizet drejt zgjidhjes së kontestit, edhe pse  atmosfera duket më relaksuese. Duhet sërsish të bisedohet për kthimin e besimit mes dy vendeve, i cili tashmë është humbur,  shton shefi i shtetit.

“Nuk do me thënë se ne presim njerëz të tjerë me të cilët më lehtë  do të merremi vesh. Nuk ka njerëz të atillë me të cilët më lehtë do të merreshmi vesh. Të gjithë mendojnë njësoj. E dimë këtë, përmes deklaratave të tyre” – u shpreh Pendarovski.

Pendarovski thotë se tani presin të mbarojnë zgjedhjet në Bullgari dhe të vazhdojnë bisedimet, por nuk mendon se pas zgjedhjeve,  problemi me Sofjen bëhet më i lehtë për t’u zgjidhur. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)