Mickoski: Duhen zgjedhje të parakohëshme

13.02.2021 18:41

Kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski...

Kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski sërish përëriti nevojën për zgjedhje të parakohëshme parlamentare, të cilat sipas tij duhet të mbahen në vjeshtë, së bashku me zgjedhjet lokale.

Akuzoi pushtetin për krim dhe korrupcion si dhe paaftësi për të shty proceset përpara.  

“Maqedonisë i duhen zgjedhje të parakohëshme parlamentare, dhe termini i vetëm logjik, që t ëmos bëjmë shpenzime shtesë janë edhe zgjedhjet lokale. Mendoj se kjo duhet të ndodh dhe punojmë që kjo të ndodh, mirëpo paraprakisht duhet të vjen një qeveri e cila duhet të përgatis terren të sheshtë për ato zgjedhje të parakohëshme parlamentare dhe lokale dhe jo një qeveri e këtillë e korruptuar, kriminale dhe e paaftë.”   - tha Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

LSDM: Mickoski ka humbur gjashtë zgjedhje rradhazi

Përderisa Mickoski akuzon qeverinë e kryesuar nga LSDM, kjo e fundit konsideron se Mickoski është në krye të një partie, symbol i krimit dhe korrupcionit dhe me çdo kusht mbron kriminelët në rradhët e veta. Prandaj në qendër të akuzave dhe lajmeve të rreme, kanë ministrin e drejtësisë dhe atë të punëve të brendëshme. 

“Drejtësia dhe përgjegjësia në barazi për Mickoskin janë të panjohura. Nga obori i bardhë, nga simboli i korrupcionin dhe shpërdorimit, Mickoski ende qëndron fortë në altarin e krimit. Agjenda e tij është që të mbrojë kriminelët në rradhët e veta me çdo kusht. Prandaj Mickoski gjashtë herë është mundur nga qytetarët. Prandaj askush nuk ka besim te ai.”  - deklaroi Stefan Vasev nga LSDM.   

Taravari: S’kemi negociata për shumicë të re

Edhe ASH mohon të jetë në negociata me VMRO DPMNE-së për formimin e një shumice të re, por nuk përjashton mundësinë që të behet pjesë e një koalicioni të ri, pa BDI-në.

“Ne nuk kemi negociata të tilla për shumicë të re, por e di se ka pakënaqësi të mëdha brenda koalicionit qeveritar. Sipas meje aktualisht, për momentin kur flasim ne Qeveria nuk ka 61 vota. Nuk e përjashtoj mundësinë që te jemi pjesë e një shumice të re por pa BDI-në. Gjithmonë e them, me djallin mund të bëjmë koalicion por me BDI-në, jo.”  - tha Arben Taravari nga ASH.

Sa u përket zgjedhjeve lokale, ASH sipas të gjitha gjaseve do të bëjë koalicion me ndonjërën nga partitë më të mëdha maqedonase, njoftoi Taravari. Sipas tij ASH është në negociata edhe VMRO FDPMNE-në edhe me LSDM-në si dhe parti të bashkësive të tjera etnike. (Shpëtim Nuredini, TVM2)