Vaksinat anticovid, Hasani: Fillon sapo të mbërrijnë sasitë e para
Vaksinimi i popullësisë do të fillojë së shpejti...

“Është ditë që duhet t’u kërkojmë falje për shkak të problemit teknikë i cili ndodhi në lidhje me vaksinat nga Serbia”. Kështu u shpreh zëvëndësministri i shëndetësisë Ilir Hasani në “Intervistën e Javës” në TVM2, lidhur paralajmërimit të përfaqësuesve të egzekutivit se të enjtën do të arrijnë vaksinat e para të “Pfizerit” nga Serbia, gjë e cila nuk ndodhi.
Për dallim nga të tjerët, tani Hasani është i kujdesëshëm. Nuk tregon ditën e saktë të arritjes së tyre. Apelon për mos përshpejtim të paralajmërimeve të tilla në të ardhmen, ndërsa qytetarëve u kërkon durim.
Vaksinimi i popullësisë do të fillojë së shpejti me ato vaksina të cilat do të arrijnë të para tek ne, sqaron Hasani
“Është breng shumë e madhe. Unë për vete I pres çdo moment vaksinat nga Serbia, jo vetëm për mua por edhe për prindërit e mi, dhe të gjithë të afërmit e mi që të mund të fillojmë një komunikim normal social” – thotë Zv.Ministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani.
Hasani: Vaksinat nga Covax, i presim në mars ose prill
Dozat e para të vaksinave të porositura përmes mekanizmit “Covax” të cilat duhet të imunizojnë një pjesë e madhe e popullësisë do të duhet të arrijnë në muajin mars dhe prill, kështu të paktën na janë përgjigjur nga “Covax” thotë Hasani.
“Në këtë periudhë kur kemi mungesë masive të vaksinave në nivel botëror marrëveshjet fillojnë dhe të mos vlejnë dhe kjo është një problem globaj e jo lokal dhe me këtë problem nuk ballafaqohemi vetëm ne por të gjitha shtetet tjera, përveç shtetet si Kina dhe Rusia të cilat e filluan procesin e vaksinimit pak më herët dhe pikerish kjo ka qenë arsyja që ne mundohemi që ti bëjmë teren dhe ti hapim dyertë për të gjitha llojet e vaksinave të cilët në mënyrë zyrtare dhe të sigurtë do të mund të arrijnë deri te qytetarët” – u shpreh Hasani.
Hasani bind se nuk duhet patur dyshime ne asnjë llojë të vaksinave të shpikura. Janë të gjitha të sigurta, thotë ai. Ndonëse në Planin e prezantuar për imunizim të popullësisë nuk është përmendur vaksinimi i punonjësve mediatik, ai bind se në këtë proces do të përfshihen edhe ato.
Nga Ministria e Shëndetësisë poashtu paralajmërojnë se së shpejti do të nisë edhe fushata për ngërgjegjësimin e qytetarëve për vaksinim. (Rexhep Qamili, TVM2)
