Botë

Mirënjohje për doganierët e rinj

19.11.2014 15:40

Doganierët e punësuar në pranverë të vitit 2013, prej të cilëve 12 shqiptarë, sot, në mënyrë solemne u betuan para autoriteteve të Drejtorisë së Doganave...

Doganierët e punësuar në pranverë të vitit 2013, prej të cilëve 12 shqiptarë, sot, në mënyrë solemne u betuan para autoriteteve të Drejtorisë së Doganave se do të kryejnë punën me shumë përgjegjësi dhe përkushtim profesional.
 
Në kuadër të kësaj ceremonie, Drejtoria e Doganave ka shpërblyer me dhurata dhe mirënjohje disa pjesëtarë të tjerë të kësaj drejtorie, të cilët konsiderohen se kanë dhënë kontribut të madh në punën e tyre.
 
“Kjo ceremoni ka rëndësi të madhe për të gjithë ne, pikërisht për shkak të angazhimeve të punëtorëve në këtë institucion. Doganierët e rinj, me suksesin e tyre e japin betimin se me punën dhe integritetin e tyre do ta mbrojnë imazhin dhe integritetin e institucionit. Drejtoria e Doganave hapëron sigurt në realizimin e  vizionit të saj për të mbetur servis më i mirë për qytetarët, operatorët ekonomik dhe shtetin”- deklaroi drejtoresha e Shërbimit Doganor, Natasha Radevska-Krstevska.
 
Në kuadër të ceremonisë së betimit u shpërblyen edhe katër kompani vendore, të cilat në mënyrë vullnetare kanë dhënë kontribut të madh në përmbushjen e detyrës për të hequr shenjat e markave tregtare.    
 
ERSAN PAJAZITI