Grafa e nacionalitetit në letërnjoftim, VMRO-DPMNE kushtëzon mbështetjen

13.02.2021 19:22

VMRO-DPMNE-ja ka mbështetje të kushtëzuar...

VMRO-DPMNE-ja ka mbështetje të kushtëzuar ndaj propozim-Ligjit për letërnjoftime të propozuar nga Lëvizja Besa përmes të cilit parashikohet përfshirja e grafës së përkatësisë etnike.

Lideri i opozitës, Hristijan Mickoski thotë se për partinë e tyre është e pranueshme grafa etnike, por edhe kombësia “maqedonase”.

“Nuk shoh asnjë arsye kundër pse përkatësia ime kombëtare dhe etnike të jetë në letërnjoftime dhe të shkruaj se jam maqedonas. Por dikush atë dëshiron ta bllokon. Pse e bëjnë këtë? E bëjnë sepse i pengonte gjuha maqedonase, i pengonte Maqedoni, ASNOM-i dhe gjithçka tjetër. Por nuk i pengon të vjedhin popullin e tyre” – thotë Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.