Ekonomi

Mjete për biznese të kompanive edhe për vitin 2015

19.11.2014 15:42

Të gjitha kompanitë të cilat janë llogaritur si rezervë për plotësimin e mundësive për të përfituar mjete për shfrytëzimin në bizneset e tyre nga Agjencia për Punësim...

Të gjitha kompanitë të cilat janë llogaritur si rezervë për  plotësimin  e mundësive për të përfituar mjete për shfrytëzimin  në bizneset e tyre nga Agjencia për Punësim, u bëjnë thirrje që të riaplikojnë për t’i fituar këto mundësi dhe njoftojnë se në kuadër të planit operativ, gjatë muajit tetor janë sublimuar të gjitha masat që disponojnë për këtë vit dhe kanë hasur në hapësirë për mjetet e  pashfrytëzuara dhe këto mjete duan që t’i drejtojnë për masa për vetëpunësim me grand dhe me këtë mënyrë të ndihmojnë ato biznese dhe të realizojnë idetë e tyre.
 
“Për të gjithë ata që nuk arritën të fitojnë mjete për këtë vit, u bëjmë thirrje që të aplikojnë për mundësitë për vitin 2015, me çka u jepet mundësi të shfrytëzojnë mjetet e parapara dhe të jenë pjesë e mundësive të ofertës grand”- deklaroi drejtori i Agjencisë për Punësim, Vllatko Popovski.
 
Që nga viti 2007, këto oferta i kanë shfrytëzuar 5835 aplikantë, me çka shihet qartë se të rinjtë kanë interes për të shfrytëzuar këtë mundësi për vetëpunësim. 
 
Për këtë vit janë hapur rreth 400 biznese të fushave të ndryshme, ndërsa në të ardhmen pritet që ky numër të rritet edhe më tepër.
 
Projekti për vetëpunësim përmes grandeve do të realizohet në Shkup, Kumanove, Gostivar, Prilep dhe Manastir, informojnë nga Agjencia për Punësim.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI