Kovid-19, 13 të vdekur, 180 të infektuar e 206 të shëruar

14.02.2021 16:28

Derisa po merren masat për fillimin e vaksinimit anti Kovid...

Derisa po merren masat për fillimin e vaksinimit anti Kovid, në 24 orët e fundit virusi Korona u ka marrë jetën edhe 13 personave.

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, nga 13 të vdekurit, 6 janë nga Shkupi, tre nga Gostivari, dy nga Kumanova dhe nga një në Manastir dhe Strugë. Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 180 të infektuar nga 1814 teste, derisa numri i të shëruarve është 206 persona.

Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 97 mijë e 52 të infektuar, prej të cilëve 87 mijë e 652 janë shëruar, dy mijë e 989 kanë vdekur, ndërsa edhe 6 mijë e 411 janë raste aktive. Nga rastet aktive 585 persona janë në trajtim spitalor.