Kosovë, zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare
14.02.2021 16:10
Në Kosovë po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare....

Në Kosovë po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Kutitë e votimit janë hapur që nga ora 7 e mëngjesit, ndërsa votimi do të zgjasë deri në orën 19.
Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë njoftuar se procesi zgjedhor po rrjedh pa parregullsi të theksuara.
Ndërsa krahas pandemisë, procesin e votimit e ka vështirësuar edhe reshja e borës dhe temperaturat e ulëta, por edhe në këto rrethana qytetarët nuk kanë ngurruar të dalin për të votuar.
