Bashkëpunimi mes partive politike, ndihmon parandalimin e korrupsionit
Vullneti politik i partive politike në pozitë dhe opozitë do t’i ndihmojë Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit që të luftojnë më me sukses korrupsionin në vend........

Nga antikorrupsioni thonë se përmes ideve dhe sugjerimeve të përfaqësues të partive politike dhe organizatave joqeveritare, do të jetë më e lehtë të realizohet projekti “Lufta kundër korrupsionit”, i cili ka për qëllim parandalimin e korrupsionit.
“Partitë politike shprehën vullnet politik të hapur që të zbatohet një projekt i këtillë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Vullnet politik për gjithçka që është paraparë si aktivitet edhe në drejtim të trajtimit të pronësisë, situatës në gjyqësor, konfiskimin e pronës, pastaj korrupsioni në nivele më të ulëta dhe nevoja që edhe atje të intervenohet dhe parandalohet korrupsioni, vendosjen e kapaciteteve institucionale në nivel më të lartë, si dhe përmirësimin e ligjeve”- deklaroi udhëheqësja e projektit, Mirjana Dimovska.
Për parandalimin e korrupsionit në vend, Komisioni Shtetëror i Antikorrupsionit do të shfrytëzojë përvojat e Gjermanisë, me ç’rast pas disa ditëve do të vijnë ekspertë gjermanë, të cilët do të ndihmojnë në realizimin e aktiviteteve të projektit “Tuining IPA 2010, mbështetje për parandalimin efikas dhe lufta kundër korrupsionit”. (Sanije Kasami, TVM2)
