Shqipëri, 12 të vdekur e 1088 të infektuar

14.02.2021 19:21

Në Shqipëri në 24 orët e fundit....

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi njëmijë të infektuar me Kovid-19. Ndërsa në Kosovë numri është dukshëm më i ulët. Nga 3885 testime pozitive kanë rezultuar 1088 qytetarë të Shqipërisë, ndërsa 12 kanë humbur jetën. Po ashtu njoftohet edhe për 781 qytetarë të shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve 56,764 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 531 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Kosovë, 246 të infektuar e 201 të shëruar

Ndërsa në Kosovë nga 3 mijë e 31 teste, kanë rezultuar pozitiv 246 persona, ndërsa nuk janë raportuar raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 201 pacientë, ndërsa numri i rasteve aktive është 7 mijë e 36 persona.