Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, “Vetëvendosje” e Albin Kurtit fiton bindshëm

14.02.2021 21:48

Në Republikën e Kosovës u votua sot për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare...

Në Republikën e Kosovës u votua sot për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të cilat sipas informacioneve të para i ka fituar bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 46.87% e qytetarëve me të drejtë vote.

Qytetarët të cilët e shfrytëzuan të drejtën e votës të anketuar nga TVM2 theksuan se presin që partite politike ti realizojnë premtimet për zhvillim ekonomike dhe luftimin e korrupcionit.

Sipas rezultateve nga egzit pollet, Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet me rezultat prej 47 deri në 53%, e ndjekur nga PDK me rreth 20%, LDK me rreth 17% dhe AAK me rreth 7%. Nisma për kosovën e Fatmir Limajt nuk e ka kaluar pragun.

Me trend të ngjashëm sillen edhe rezultatet që i prezenton KQZ në veb faqen e saj, megjithse përqindja e votave të numruara është e vogël. (Fitim Kryeziu, TVM2)