Botë

OBSH sheh 17% rënie të rasteve me Covid 19, ekspertët: Variantet e reja janë kërcënim i ri

15.02.2021 11:30

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi një rënie prej 17 për qind të rasteve të reja me COVID-19..

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi një rënie prej 17 për qind të rasteve të reja me COVID-19 në të gjithë botën, një trend i regjistruar në të gjashtë rajonet që monitoron.
 
Por, kjo statistikë shpresëdhënëse mund të maskojë të dhëna jo të plota nga vendet më të vogla dhe mungesën e mirëkuptimit në lidhje me variantet e reja të virusit.Numri më i fundit i OBSH-së regjistroi 3.15 milionë raste të reja të Covid-19 në të gjithë botën në një javë – një rënie prej 17 për qind nga java e kaluar dhe java e katërt rresht e rënies. Gjithsesi, OBSH sugjeron se mund të ketë një ndryshim të madh midis situatës reale të rasteve me Covid-19 dhe asaj që perceptohet, edhe kur raportohet se numri i rasteve javore ka rënë në Afrikë, Amerikë, Azinë Juglindore, Evropë, Mesdheun Lindor dhe Paqësorin Perëndimor, të gjashtë të rajoneve të organizatës. Ajo që është e dukshme në shifra është evolucioni i rasteve të infeksioneve me llojin më të madh të virusit, i cili është ende forma origjinale e Covid-19”.