Botë

Moti i acartë, SHBA në alarm, amerikanët gati për temperatura shumë të ulëta

15.02.2021 11:58

Një stuhi e fortë dimërore, që ka sjellë dëborë e ngrica, ka përfshirë Shtetet e Bashkuara...

Përsëri me stuhi, nga bregu në breg. I ftohti i acartë që pushtoi Shtetet e Bashkuara javën e kaluar, vijon edhe gjysmën e dytë të shkurtit.

Seattle ka përjetuar sasinë më të madhe të borës në më shumë se 50 vjet. Shumica e shteteve amerikane kanë shpallur tashmë gjendjen e emergjencës prej fundjavës, përfshirë Oklahoman, ku u shënuan së paku 80 aksidente automobilistike. Houston i kaloi 100. Presidenti aprovoi deklarimin e emergjencës federale në shtet. Moti ka shkaktuar probleme të furnizimit me energji elektrike, përqark Shteteve të Bashkuara, me më shumë se gjysmë milioni banorë, në 5 shtete, që nuk kanë pasur energji të dielën në mbrëmje.
 
Moti i acartë në Rusi, temperatura në Moskë ulet në minus 15 gradë
 
Mot i acartë ka përfshirë edhe Rusinë. Moska e ka parë veten e mbuluar nga 60 cm borë ditën e sotme, gjë që ka shkaktuar probleme të mëdha në transport dhe ka shtyrë fluturimet, ndërkohë që qytetarët e kanë pasur pothuajse të pamundur të lëvizin në këmbë. Temperaturat në Moskë kanë rënë deri në -15 gradë Celcius.