Shiu shkakton përmbytje në rajonin e Kumanovës

19.11.2014 16:44

Gjatë natës së kaluar, në Kumanovë dhe rrethinë kanë rënë sasi rekorde të shiut prej madje 42 litra në një metër katror....

Nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza në Kumanovë, njoftojnë se shirat e mëdha kanë ndikuar që lumi i Likovës dhe i Kojnares të dalin nga shtrati, duke shkaktuar vërshime në lagje të tëra të Kumanovës. Më të goditura janë lagjet e zonave ulëta, ku janë vërshuar bodrume dhe objekte tjera.

Ndryshe, nga dalja e lumenjve janë vërshuar rreth 15 hektarë ara të plleshme përskaj lumit të Likovës dhe rreth 20 hektarë buzëlumit të Kojnares. (Nexhat Aqifi, TVM2)