Maqedoni
Ali Ahmeti uron Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen
15.02.2021 14:01
Kreu i Bashkimit Demokratik, Ali Ahmeti, përmes rrjetit social Facebook ka uruar Vetëvendosjen...

Kreu i Bashkimit Demokratik, Ali Ahmeti, përmes rrjetit social Facebook ka uruar Vetëvendosjen duke përgëzuar të gjitha institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhor.
“Uroj Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin për fitoren në këto zgjedhje të parakohshme, shumë të rëndësishme për Kosovën, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët.
Gjithashtu uroj edhe të gjitha partitë tjera politike për rezultatet e arritura por edhe për kontributin e dhënë që ky cikël zgjedhor të zhvillohet në frymën europiane.
Në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, Kosova bashkë me qytetarët e saj dhe institucionet, kanë patur vëlla, aleat dhe përkrahës në mua si dhe partner dhe bashkëpunëtor tek BDI-ja dhe tek të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së veriut, dhe unë ju siguroj që kështu do të mbetet gjithnjë.“- ka shkruar Ahmeti në Facebook.
