Maqedoni

Sela uron Albin Kurtin për fitoren

15.02.2021 14:13

Fitorja e thellë e Vetëvendosjes dëshmoi forcën e sovranit për ta bërë ndryshimin...

Fitorja e thellë e Vetëvendosjes dëshmoi forcën e sovranit për ta bërë ndryshimin, drejt mirëqenies së qytetarëve, zhvillimit ekonomik dhe funksionimit të shtetit ligjor-ka shkruar lideri i ASH-së në Facebook.
 
“Me fitoren e Vetëvendosjes kthehet shpresa për ndryshim tek shqiptarët kudoqofshin ata!
 
Kjo fuqi politike padyshim që bart mbi vete edhe peshën e përgjegjësisë për të ardhmen e Kosovës. 
 
Urime Albin Kurti, urime Vjosa R. Osmani! Gëzuar Shqiptar të Kosovës  për përcaktimin dhe zgjedhjen e Juaj!” – ka shkruar Ziadin Sela në Facebook.