Maqedoni

Problemet me duhanin, Hoxha: Do të propozoj të shtyhet afati i blerjes

15.02.2021 14:38

1500 ton duhan kanë mbetur ende pa u blere. Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha...

1500 ton duhan kanë mbetur ende pa u blere. Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha u takua sot me përfaqësues të prodhuesve dhe blerësve të duhanit. Hoxha pret që  të përcaktohet mënyra e shlyerjes së tepricave. Nesër në qeveri do të propozojë prolongimin deri në fund të marsit të datës për blerjen e sasive të duhanit. Por teksa thotë se mund të arrihet marrëveshje mes shoqatave të prodhuesve dhe blerësve të duhanit, duhan prodhuesit e Karshiakës ankohen se as që po merren parasysh gjatë këtyre marrëveshjeve. 
 
"Është përfunduar blerja e 21 milion kg nga 23 të dakoruduara. Nesër presim të përfundojë pjesa e marveshjes për duhanin që duhet të blihet e pastaj fillon procesi më i vështirë, blerja e duhanit të prodhuar jashtë kontratave të lidhura mes prodhuesve dhe kompanive blerëse. Kemi paralajmëruar edhe 5 milion euro në pakon e pestë ekonomike për prodhuesit e duhanit. Këto mjete do disperzohen në formën e dinamikën si do të merremi vesh, varësisht kur do përfundojë në tërësi blerja e duhanit për këtë sezon.", tha Arjanit Hoxha, ministër i Bujqësisë.
 
Duhanprodhuesit e Karshiakës: Na ka mbetur duhani në stok, nuk na e marrin
 
"Në Karshiakë nuk na marrin parasysh që ka duhanprodhues po koncentrohen direkt e në Prilep. Në Studenican, Moranë e Karshiakë,  ka mbetur duhani pa shitur. Ne kemi njerëz që duan të prodhojnë po nuk ua marrin, e ministria rajonale merr vetëm duhanin e atyre me të cilët kanë marrëveshje duke i lënë të rinjtë askund.", tha Xhevat Saliu, kryetar i shoqatës së duhanprodhuesve në Karshiakë.