Maqedoni

Imunizimi me vaksinat Serbe të mërkurën, Zaev: Pas dy javësh i presim vaksinat kineze

15.02.2021 15:14

Të mërkurën fillon imunizimi me vaksinat e ardhura nga Serbia....

Të mërkurën fillon imunizimi me vaksinat e ardhura nga Serbia. Procesi I imunizimit sipas kryeministrit Zaev nuk do të ndaloj, për shkak se deri në fund të javës së ardhshme pritet të arrijnë vaksinat kineze, të cilat janë në sasi prej 200.000 dozave. 
 
“Vaksina kineze është në procedurë të marrëveshjes. Edhe pse është premtuar se do të arrijnë deri në fund të muajit shkurt, megjithatë ardhja e tyre më herët për ne është me rëndësi. Derisa po impelemntohen 4680 vaksina nga Serbia, kurse besoj se do të realizohen edhe 8000 të tjera të mbetura në përputhje me marrëveshjes tripalëshe në mes neve, Serbisë dhe Fajzer, do të vijnë edhe vaksinat kineze që procesi të rrjedh në vazhdimësi. I presim që nga fundi i javës deri në fund të javës së ardhshme, që është edhe fundi i muajit.”, tha Zoran Zaev, kryeministër.
 
Vaksinimi do të zhvillohet në pesë punkte, kurse në ekipet e imunzimit ka infermiere dhe mjekë. Spitali modular do të punojë në dy ndërrime nga ora 08.00 deri 20.00. MSH-ja gjithashtu ka njoftuar se ueb-faqja “vaksinacija.mk” ku qytetarët mund të regjistrohen për t`u vaksinuar, funksionon edhe në gjuhën shqipe në linkun vakcinacija.mk/alb/. Në këtë ueb-faqe, 46.023 persona kanë plotësuar formën e aplikimit. Në këtë mënyrë, ata regjistrohen në sistemin elektronik “Termini im”, kurse mjeku amë mund t`i sheh të dhënat për çdo pacient. Përmes këtij aplkimi, qytetarët shfaqin interes, por nuk caktojnë terminin për vaksinim. “Termini im” konstaton datën dhe orën për vaksinim konform fazave të Planit Kombëtar për imunizim të popullatës.
 
ERSAN PAJAZITI