Maqedoni
LSDM: Në vend të dorëheqjes, Milloshoski prap gënjen
15.02.2021 15:34
LSDM vlerëson se në vend që të japë dorëheqje e të këkrojë falje qytetarëve, Milloshoski vazhdon me gënjeshtrat....

LSDM vlerëson se në vend që të japë dorëheqje e të këkrojë falje qytetarëve, Milloshoski vazhdon me gënjeshtrat.
Deputeti i LSDM-së, Martin Kostovski, tha sot se një qëndrim i tillë i një deputeti ndaj qytetarëve, ndaj Kuvendit dhe ndaj shtetit, është i papranueshëm. Ne kemi parë që kur ai manipulonte rolin e tij personal në negociatat për emrin si ministër i jashtëm, në mënyrë që të mund të etiketojë si tradhtarë, ata që në të vërtetë zgjidhën mosmarrëveshjen. Kemi lexuar gjithashtu për lidhjet e tij të gjata me strukturat politike më radikale bullgare anti-maqedonase, gjithashtu e kemi dëgjuar duke gënjyer se kjo Qeveri po shet identitetin. Ne e dimë që në VMRO-DPMNE ka deputetë, anëtarë e zyrtarë të ndershëm. Është koha që ata të dalin dhe të kërkojnë dorëheqjen e kolegut të tyre, tha deputeti i LSDM-së Kostovski.
