Maqedoni
Xhaferi: Të përkushtuar për anëtarësim në NATO
19.11.2014 16:45
Ngërçi disavjeçar me fqinjin jugor, Greqinë, për emrin, vazhdon ta mbajë peng vendin në procesin euroatlantik...

Këtë edhe një herë e ka përsëritur zëvendëskryeministri, Musa Xhaferi. Ai thotë se BDI me përkushtim i është qasur zgjidhjes së këtij problemi, por, sipas tij, bëhet fjalë për një çështje me refleksion të ndjeshëm dhe rajonal.
“Temat që janë kaq të ndjeshme dhe kanë një refleksion rajonal, evropian, por edhe më gjerë, nuk mund të kushtëzohen me 1, 6, apo 5 muaj. Ne, në mënyrë konsekuente kemi punuar dhe jemi përcaktuar për këtë çështje. Ne të gjithë i dimë publikisht pengesat drejt anëtarësimit në NATO, nuk do të ishte në shërbim të kësaj çështje nëse ne e kushtëzojmë vetëm me muaj”- deklaroi zëvendëskryeministri, Musa Xhaferi.'
Xhaferi, shtoi se BDI-ja do të vazhdojë të japë kontributin e saj në këtë drejtim, ndërsa pavarësisht nga rrethanat politike, ai tha se nuk është në interes të të gjithëve që vendi të çohet në zgjedhje të parakohshme.
NAIM RAMADANI
