Maqedoni

Plani aksionar për bashkëpunim me Bullgarinë, Zaev: Pres të miratohet në seancën ndërqeveritare

15.02.2021 15:40

Plani aksionar për bashkëpunim me Bullgarinë është i përgatitur dhe duhet të miratohet në seancën e konferencës së dytë ndërqeveritare me Sofjen....

Plani aksionar për bashkëpunim me Bullgarinë është i përgatitur dhe duhet të miratohet në seancën e konferencës së dytë ndërqeveritare me Sofjen, i udhëhequr nga ministri Osmani dhe Zarieva, të cilët sipas kryeminsitrit Zaev, minsitrat e jashtëm duhet të takohen javën e ardhshme. Plani aksionar është i ndarë nga çështjet politike dhe historike, por implementimi i këtij plani,  hap kushte më të mira për të zgjidhur edhe çështjet tjera mes dy vendeve thotë Zaev.
 
"Pres që në atë takim të definohet termini për konferencën e dytë  ndërqeveritare  dhe më pas të miratohen në qeveri dhe të hyjmë në implementim efikas të  planit,  sepse është i mirë për popullin maqedonas, popullin bullgar, RMV-në dhe Bullgarinë dhe mes tjerash do të jenë në dobi  të krijimit tëambientit për zgjidhjen e çështjeve tjera të hapura për të cilat besoj se mund ti zgjidhim një orë më parë.", tha Zoran Zaev, kryeministër.
 
Holstein: Punojmë të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare
 
Ndërkohë ambasadorja gjermane Hollshtajn ju bën thirrje Sofjes dhe Shkupit që të rrisin bashkëpunimi bilateral dhe të dëshmohen,  me qëllim që të bindin 27 vendet anëtare të BE-së të japin dritë jeshile për hapjen e bisedimeve. Thotë se Gjermania akoma bashkëpunon me nivelin e lartë të BE- së dhe Purtugalinë që të krijohet mundësia për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
 
"Hapja e bisedimeve mes BE-së dhe RMV-së ishte qëllimi kryesor i yni në presidencën tonë. Ne patëm mundësi të arrijmë pajtueshmëri mes 26 shteteve por 27 vende nuk u pajtuan. Mbetemi akomë në qëllim, në bisedime me palët e kyqura të nivelit të lartë. Poashtu  punojmë ngushtë me presidencën portugeze. Si Maqedoninë e Veriut ashtu edhe Bullgarinë i inkurajojmë që në të ardhmen të punojnë së bashku, të punojnë konkretisht, gjerësisht në axhendën e cila për të dyja vendet do të  dëshmojë se punojnë bashkërisht. Të gjithë e dimë se për RMV-në konferenca e parë ndërqeveritare me BE-në është shumë e merituar dhe është koha e fundit që të ndodh kjo.", tha Anke Holstein, ambasadore e Gjermanisë.
 
Ndërkohë, Sofja nuk ndryshon nga qëndrimi për kërkesat  bullgare në raport me problement e hapura me vendin tonë. Ata thonë se vijat e kuqe nuk do të lëvizin kushdo që të vijë në pushtet pas zgjedhjve në Bullgari. 
 
Ndërkaq, më 22 shkurt sipas informacioneve të fundit, pritet të mbahet takimi i komisionit interdisplinar mes Shkupit dhe Sofjes.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU