Maqedoni
Zaev: Shumica është e sigurt, s’ka zgjedhje të reja
15.02.2021 15:50
Kryeministri Zoran Zaev hodhi poshtë pretendimet e opozitës se shumica parlamentare rrezikon të zhbëhet.....

Kryeministri Zoran Zaev hodhi poshtë pretendimet e opozitës se shumica parlamentare rrezikon të zhbëhet. Sipas tij, shumica prej 62 deputetë mund të rritet, ndarësa partnerët e koalicionit janë dakord të zbatojnë programin katëvjeçar të qeverisë. Prandaj, përsëriti qëndrimin se zgjedhje të parakohëshme s’do të ketë, pasi sipas tij janë të pakuptimta dhe e dëmtojnë ekonominë dhe proceset në përgjithësi.
“Zgjedhje lokale sëbashku me zgjedhje parlamentare nuk do të ketë. Dhe, e ftoj çdo parti që mendon se duhet të ketë zgjedhje le të deklarohet publikisht për këtë. Partnerët e koalicionit qeverisës dhe ata që e përbëjne shumicën parlamentare absolutisht kanë qëndrim se përfundimisht duhet të ketë zgjehdje të regullta, pasi ka ardhur koha që të punohet deri në fund pasi është me rëndësi që të punohet çdo orë e çast dhe jo vazhdimisht të mbajmë zgjedhje.”, tha Zoran Zaev, kryeministër.
Zaev: Regjistrimi do mbahet, mbaroi koha e debatit
Përderisa kundërshton kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohëshme, Zaev është i prerë në vendimin për mbajtjen e regjistrimin të popullsisë, të cilin e refuzon opozita.
“Regjistrimi në vendin tonë do të bëhet nga një prilli deri më 21 prill. Përsëris se ne jemi një nga vendet e rralla në botë që për 20 vjet nuk ka bërë regjistrim prandaj duhet të nxitojmë dhe të jemi më të përgjegjshëm që regjistrimi të ndodh sa më parë. Gjithmonë në frymën e inkluzivitetit dhe arritjen e konsensusit kemi patur mirëkuptim për të gjithë propozimet për çdo gjë që mund të pranohet dhe që është e arsyeshme. Koha e komeneteve dhe debatit mbaroi.”, tha Zaev.
Në një konferencë për shtyp kryeministri Zaev paralajmëroi pakon e pestë me masa ekonomike, e cila është përbullur gjatë funjavës dhe pritet të vendoset për miratim në seancën e së martës.
SHPËTIM NUREDINI
