Maqedoni
Covid-19, 9 viktima, 51 raste të reja, 308 të shëruar
15.02.2021 15:58
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 755 testime dhe janë regjistruar 51 raste pozitive....

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 755 testime dhe janë regjistruar 51 raste pozitive.
Prej tyre në Shkup-25, Prilep-9, Kavadar-7, Strumicë dhe Strugë nga 2, Kumanovë, Shtip, Veles, Koçan, Kërçovë dhe Dellçevë nga 1. Kanë ndërruar jetë edhe nëntë pacientë. Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 308 pacientë të shëruar.Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 97.101, prej të cilëve 87.960 janë shëruar, ndërsa 2.998 kanë ndërruar jetë.
