Ekonomi
Rriten çmimet e derivateve të naftës
15.02.2021 16:13
Komisioni Rregullator i Energjetikës i RMV-së solli vendim, me të cilin kryhet rritja e çmimeve...

Komisioni Rregullator i Energjetikës i RMV-së solli vendim, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,64 % në raport me vendimin e datës 08.02.2021.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 1,00 denar për liter dhe do të kushtojë 63,50 (denarë për litër), ndërsa EUROSUPER BS-98 rritet për 0,50 denarë/liter dhe do të kushtojë 65,00 (denarë/litër). Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZEL BS dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri rriten për 1,50 denarë/liter dhe do të kushtojë EURODIZEL BS 54,50 (denarë/litër) dhe Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 43,50 (denarë/litër). Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit rritet për 1,458 den/kg dhe do të jetë 34,342 den/kg.
