Maqedoni
Pr ligji për letërnjoftimet, Zaev: Nuk shoh problem për përkatësinë etnike
15.02.2021 16:38
Kryeministri Zoran Zaev akuzon VMRO DPMNE-në se përmes mosrespektimit të Kushtetutës dhe emrit kushtetues të shtetit...

Kryeministri Zoran Zaev akuzon VMRO DPMNE-në se përmes mosrespektimit të Kushtetutës dhe emrit kushtetues të shtetit, tentojnë të bllokojnë zgjedhjet ligjore në ligjin për letërnjoftime. Zaev nuk ka asgjë kundër që në dokumentet e identifikimit të ketë përcaktim për përkatësinë etnike sic propozon lëvizja Besa.
“LSDM qëndrimin e saj lidhur me ligjin, pra që në letërnjoftime të ketë përcaktim për përkatësinë etnike, e ka thënë para se të bëhen ndryshimet ligjore. Ky ishte edhe qëndrim qeveritar në atë kohë, pasi ne jemi një shoqëri multietnike, ku përskaj shtetësisë maqedonase- fraksion qytetar i RMV-së, qytetarët janë maqedonas, shqiptarë, turq, romë, vllehë, boshnjakë, sërb, të gjitha bashkësitë etnike që ekzistojnë në shtet dhe nuk kemi problem që në dokument për identifikim personal ta kenë edhe atë të drejtë.”, tha Zoran Zaev, kryeministër.
VMRO-DPMNE: Përcaktimi etnik i pranueshëm, emri RMV jo
VMRO DMPNE nuk ka asgjë kundër që në Ligjin për Letërnjoftime të qëndrojë përkatësia etnike e qytetarëve, por kundështojnë që dokumenti të ketë emrin e ri kushtetues, Republika e Maqedonisë së Veriut.
"Qëndrimi ynë si VMRO-DPMNE është se për ne është e pranueshme që në letërnjoftimin të ketë përcaktim: maqedonas, shqiptar, serb, turk ose cilido qoftë mbajtësi i dokumentit, por ne kërkojmë që letërnjoftimet e reja të mos përfshijnë mbiemrin e ri të shtetit për të cilën ekziston një periudhë prej pesë vjetësh sipas marrëveshjes së Zaev, Dimitrov dhe Tsipras. Ajo periudhë nuk ka kaluar dhe një gjë e tillë nuk duhet të realizohet. Për momentin, ne nuk i kemi filluar negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian, kështu që ne besojmë se jo gjithçka duhet të përmbushet.", tha Antonio Miloshoski, deputet i VMRO-DPMNE-së
Kjo zgjidhje ligjore vjen me sugjerimin e lëvizjes BESA, e u mbështet nga pothuajse të gjitha partitë politike, por "E majta", javën që shkoi dorëzoi 1 229 amendamente ndaj propozim ligjit dhe procedura u ndalua.
FLUTURA LATIFI
