Maqedoni

Bora në Strugë paralizon rrugët që lidhin fshatrat me qytetin

15.02.2021 17:26

Reshjet e borës kanë paralizuar shumë rrugë që lidhin fshatrat me qytetin...

Reshjet e borës kanë paralizuar shumë rrugë që lidhin fshatrat me qytetin, ndërsa qytetarët janë të shqetësuar për lëvizjen e tyre. Ata shprehen se deri diku janë të kënaqur me punën që kanë bërë institucionet për pastrimin e rrugëve dhe trotuareve brenda qyteti, por thonë se duhet më shumë punë.
 
Shqetësimi më i madh i qytetarëve janë rrugët që lidhin fshatrat me qytetin, të cilat pothuajse nuk janë pastruar fare dhe përbëjnë rrezik për shoferët.  
 
“Në qytet shoh që janë rrugët e pastruara. Tash janë edhe duke punuar, duke pastruar. Nëpër fshatra është më problem, por në qytet janë mirë.”
 
“Nuk jam edhe aq i kënaqur të them të drejtën, por megjithatë po shoh se po punon komunalja, i pastrojnë trotuaret, rrugicat. Pjesa tjetër nëpër fshatra, dmth rruga që i lidh fshatrat Dollogozhdë, Zhepin, Koroshishtë, Livadhi edhe Bixhovë edhe pjesa e Drasllajcës ishte gati e pakalueshme, nuk ishte e pastruar sic duhet.”
 
“Gjysma gjysma. Po më shumë të pastruara se është rrugë magjistrale, edhe ne vetë e kemi pastruar pak. Por këtu turp është.”
 
“Me borën aq sun them keq, aq sa jan mundësit se kësaj rradhe ra shumë borë”.
 
“Relativisht, shoh tani që marrin aksion, ndoshta do bëhet më mirë”, sprehen qytetarët.
 
Nga komuna e Strugës thonë se po punohet ditë e natë me qëllim që qytetarëve tju mundësohet lëvizja e lirë. 
 
"Ekipet kanë punuar pandërprerë, 24 orë vetëm e vetëm që të pastrohen të gjitha rrugët dhe rrugicat, akoma ka për të punuar. Kupet e dëborës që kanë mbetur prej pastrimit të parë do të pastrohen në qytet por edhe në fshatra dhe nuk besoj që do ketë problem për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe komunikacionit", theksoi kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko.
 
Rrugët më kritike të cilat janë të pakalueshme fare janë në Jabllanicë, Belicë e Epërme, Malesija, Burinec dhe disa fshtra të tjerë malor. Nga qendra për menaxhimin e krizave thonë se gjatë ditës do të punohet edhe atje për pastrimin e rrugëve.
 
Edhe në Ohër janë duke punuar ekipet, ndërsa rugët edhe pse me probleme, janë ta kalueshme. 
 
ILMIJE ZHAKU