Botë

Vriten 13 pengje turke në Irak

15.02.2021 19:02

Autoritetet turke kanë raportuar për vdekjen e 13 shtetasve turk në veri të shtetit të Irakut...

Identitetet e 11 prej 13 personave që u vranë në Gara janë identifikuar, ndërsa dy janë ende në proces e sipër, raporton gazeta miliyet.
 
Kryeprokuroria Publike e Ankarasë nisi një hetim kundër atyre që bënë postime provokuese në lidhje me 13 vrasjen e shtetasve turq nga PKK-ja.
 
Trupat e 13 shtetasve tashmë janë sjell për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore Malatya.
 
Ndryshe, Turqia tash e sa vite është duke luftuar kundër rebelëve kurdë anembanë vendit, të cilët po kërkojnë të krijojnë shtetin e tyre.