Botë

Përgjigje e ashpër ndaj protestave, OKB paralajmëron Mianmarin

16.02.2021 09:26

E dërguara e posaçme e Kombeve të Bashkuara, Christine Schraner, ka paralajmëruar ushtrinë e Mianmarit për “pasoja të rënda”...

E dërguara e posaçme e Kombeve të Bashkuara, Christine Schraner, ka paralajmëruar ushtrinë e Mianmarit për “pasoja të rënda”, nëse do të ketë përgjigjje të ashpër ndaj protestuesve që po kundërshtojnë puçin në këtë shtet të Azisë Juglindore.

E dërguara e OKB-së është cituar t’i ketë thënë ushtrisë së Mianmarit se “bota është duke shikuar me kujdes dhe se çdo formë e përgjigjjes së ashpër mund të përballet me pasoja të rënda”. Protestuesit kanë vazhduar të protestojnë për të dënuar marrjen e pushtetit më 1 shkurt, të udhëhequr nga Aung San Suu Kyi dhe të tjerët. Suu Kyi dhe presidenti Win Myint pritet marrin pjesë në një seancë gjyqësore këtë javë, ka deklaruar avokati, i cili ka thënë se nuk ka qenë në gjendje të kontaktojë me asnjërin klient.
 
Ushtria ka rritur secilën herë përpjekjet për të shuar protestat, meqë konsideron se janë duke dëmtuar stabilitetin e shtetit dhe kanë lënë njerëzit në frikë. Gjeneralët kanë marrë vendim për ndalje të internetit për disa orë, duke nisur nga 15 shkurti, dhe kanë rritur prezencën ushtarake. Përveç protestave, një lëvizje e mosbindjes civile ka rezultuar me greva, të cilat janë duke dëmtuar shumë funksione të qeverisë. Ushtria ka marrë pushtetin pas supozimeve për mashtrime në zgjedhjet e nëntorit të vitit të kaluar, të cilat i ka fituar binshëm partia e Suu Kyisë.