Serbia mund të hapë konflikte të reja në Ballkan
Gjermania po shqetësohet shumë për ndikimin rus mbi Serbinë, duke thënë se ky ndikim mund të sjellë pasoja, për shkak se e bën Serbinë të jetë "agresive" kundër fqinjëve të saj dhe kjo mund të sjellë tensione.........

Kancelarja Angela Merkel tha se është e shqetësuar mbi fatin e Beogradit dhe se ngjarjet e fundit i kanë lënë një shije të hidhur.
“Nuk ka të bëjë vetëm me Ukrainën. Këtu flitet edhe për Moldavinë, Gjeorgjinë, dhe nëse vazhdon në këtë mënyrë dikush duhet të fillojë të pyesë veten për Serbinë, për vendet e Ballkanit perëndimor”, deklaroi Merkel.
Kancelarja Merkel theksoi se mënyrat e vjetra të të menduarit në sferat e influencës, të cilat anashkalojnë ligjet ndërkombëtare nuk duhet të pranohen.
Mediat serbe kanë shkruar se BE-ja mund ta vonojë integrimin e Serbisë, por edhe mund të ngadalesojë hapjen e kapitujve për integrim të shtetit serb, derisa Serbia nuk po i vendos sanksione Rusisë.
Komisioneri i BE për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë në BE, Johannes Hahn, i cili do të mbërrijë në Beograd më 20 nëntor, i kërkoi Serbisë javën e kaluar që të mbështesë sanksionet e BE-së ndaj shtetit rus.(albeu.com)
