Maqedoni
“E majta”: Do të ankohemi në gjykata; Mickovski: Më mirë grafa etnike se sa e “veriut”; Zaev: Ndryshimet të mbështeten pa kushte
16.02.2021 17:32
Partia “ E Majta” paralajmëro se do të shfrytëzojnë të drejtën për tu ankuar në gjykatat...

Partia “ E Majta” paralajmëro se do të shfrytëzojnë të drejtën për tu ankuar në gjykatat e vendit dhe ato ndërkombëtare nëse pushteti së bashku me opozitën do të miratojnë ndryshimet e ligjit që parashikon grafën e përkatësisë etnike në letërnjoftime.
“Nëse pushteti së bashku me gjithë opozitën, pasi që vetëm ne jemi në tjetrën anë, të gjithë këtë duan që ta miratojnë dhe nëse pushteti guxon që këtë ta shtyjë me forcë ne planifikojmë që të ankohemi deri te gjykatat tona dhe më pas te ato ndërkombëtare.”,- u tha nga Partia “E Majta”, Borisllav Krmov.
Ndërkohë, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, ka deklaruar se nuk sheh diçka të keqe në këto ndryshime duke kundërshtuar kështu prapashtesën “e Veriut”.
“Unë dua që kombi im, maqedonas, të qëndrojë në letërnjoftimin tim, sepse unë jam maqedonas dhe dua ta identifikoj veten si maqedonas dhe me të vërtetë nuk shoh asgjë të keqe këtu, madje as në kundërshtim me atë që është angazhimi shekullor të këtij populli dhe qytetarëve të cilët identifikohen maqedonas dhe dëshirojnë që në dokumentet dhe pasaportat e tyre të deklarojnë se janë maqedonas, dhe jo "shtetas të vendit me mbiemrin e ri dhe emrin e ri" dhe kështu të krijohet kombi artificial.”,- tha Hristijan Mickovski nga VMRO-DPMNE.
Kryeministri, Zoran Zaev, ftoi opozitën që t’i mbështesë ndryshimet pa kushte.
“Apeloj që ta mbështesin, të mos të kërkohen justifikime të asnjë lloj karakteri, sepse kur dorëzoni një zgjidhje ligjore, nuk bëhet fjalë vetëm për Marrëveshjen e Prespës por ekziston edhe kushtetua e cila thotë se vendi ynë është Republika e Maqedonisë së Veriut.”,- theksoi kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev.
Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letërnjoftim që përfshin grafën etnike, ndodhet në procedurë parlamentare dhe pritet të miratohet me procedurë të shkurtër.
NAIM RAMADANI
