Maqedoni
Kovid-19, 5 të vdekur e 358 të infektuar
16.02.2021 18:27
Pesë persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut...
Pesë persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut si pasojë e infektimit me virusin Korona.
Po ashtu nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se janë regjistruar edhe 358 raste të reja, nga dy mijë e 275 të testuar.
Në ndërkohë, nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 341 pacientë.
Që nga fillimi i epidemisë në vend janë regjistruar 97 mijë e 459 raste, prej të cilëve 88 mijë e 301 janë shëruar, ndërsa tre mijë e tre persona kanë ndërruar jetë dhe gjashtë mijë e 152 janë raste aktive.
