Maqedoni
“Target - Fortesa”, Mijallkov dhe Grujovski janë përgjegjës për përgjimet
16.02.2021 18:45
Përgjimet masive në vend ishin të organizuara nga ish shefi i Policisë sekrete, Sasho Mijallkov...

Përgjimet masive në vend ishin të organizuara nga ish shefi i Policisë sekrete, Sasho Mijallkov, që nga viti 2008 deri në vitin 2015. Ai dhe Goran Grujovski - që ndodhet në ikje, e kanë pasur të qartë se çfarë të dhënash po ruhen në sistemin për ndjekjen e komunikimeve dhe pasojat që mund të ketë publikimi i këtyre të dhënave, theksuan prokurorët në fjalën e tyre përfundimtare në rastin “Target - Fortesa”.
Ata akuzohen se nëpërmjet tre sistemeve të instaluara në DSK në mënyrë të jashtëligjshme janë përgjuar 4614 numra telefonik, ndërsa në listën e personave të përgjuar janë politikanë, gazetarë, avokatë e kryetarë të komunash.
“I akuzuari, Sasho Mijallokov, ka dhënë urdhër dhe ka krijuar kushte në sistemin e ndjekjes së komunikimeve të vendosen numra të telefonit ndaj të cilëve nuk është dhënë vendim nga gjykata që të ndiqen gjatë komunikimit. Po ashtu i njëjti ka bërë edhe dëgjimin e bisedave telefonike të cilat kanë qenë të xhiruara në sistemin për ndjekjen e komunikimeve, po e përsëris ndaj numrave të cilët nuk është lëshuar vendim gjyqësor për ndjekje.”,- deklaroi prokurori, Trajçe Pelivanov.
“Në bazë të parashikimeve të dëshmitarit, Zvonko Kostovski, ai ka arritur të eksportojë 5 për qind nga përgjimet joligjore. Nga komunikimi në mes Zvonko Kostovskit dhe Zoran Verushevskit kanë konstatuar se të gjitha përgjimet duhet të kalojnë përmes Gjorgi Lazarevskit. Verushevski kishte kërkuar që të përgjohen edhe Sasho Mijallokov dhe Goran Grujevski, dëshmitari Gjorgji Lazarevski ia tregoi Zvonko Kostovskit, por ata këtë gjë e pranuar si shaka. Ndërsa në vitin 2013 personi me iniciale Z. Z. ishte i zgjedhur si kryetar i partisë LSDM dhe për herë të parë nga Zoran Verushevski si kryetar i Komisionit për Siguri në partinë politike LSDM, e kishte informuar se subjekti i tyre politik posedon dokumente dhe materiale të përgjimeve të jashtëligjshme të cilat ishin të shkruara si SMS apo forma audio.”,- tha prokurorja, Lençe Ristevska.
Në këtë rast akuzohen 12 persona, në mesin e të cilëve është Sasho Mijallkov, ish ministrja e Policisë, Gordana Jankullovska, dhe dhjetë personave tjerë të punësuar në DSK.
FITIM KRZEYIU
