Maqedoni

Zhilcë, zjarri në një shtëpi ia mori jetën 80 vjeçares

16.02.2021 19:21

Ka ndërruar jetë një 80 vjeçare nga fshati Zhilcë i komunës së Jogunovcës si pasojë e zjarrit...

Ka ndërruar jetë një 80 vjeçare nga fshati Zhilcë i komunës së Jogunovcës si pasojë e zjarrit që kaploi mëngjesin e sotëm shtëpinë ku banonte e ndjera.
 
Sipas dëshmitarëve, zjarri ka ardhur nga koftori që e ndjera e shfrytëzonte për ngrohje.  Nga NJTKZ - Tetovë thonë se menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë lokalizuar zjarrin, por e moshuara kishte ndërruar jetë para ardhjes së tyre. 
 
“Shtëpia gjendet në mesin e dy shtëpive tjera dhe për fat të keq në këtë zjarr kemi edhe një humbje jete, një grua e moshuar. Kemi intervenuar dhe lokalizuar zjarrin. Ne së bashku me djalin e së ndjerës e kemi nxjerrë viktimën nga shtëpia ku digjej.”,- deklaroi Uka Aliti - komandant i NJTKZ – Tetovë.
 
Nga SPB-Tetovë thonë se është duke u zhvilluar inspektimi i udhëhequr nga Prokurori Publik, në të cilin merr pjesë edhe një ekip nga SPB - Tetovë. 
 
VISAR SADKI