Botë

Shqipëri, vaksinimi anti Kovid në Shkodër

16.02.2021 19:40

Pak orë pas mbërritjes së 7020 dozave nga Kompania “Fajzer”, në Shkodër ka nisur procesi i vaksinimit...

Pak orë pas mbërritjes së 7020 dozave nga Kompania “Fajzer”, në Shkodër ka nisur procesi i vaksinimit të mjekëve dhe të moshuarve në azile.
 
Eskorta qeveritare mbërriti në Pallatin e Sportit, të kthyer në qendër vaksinimi, ku dozën e parë e mori drejtori i Spitalit të Qytetit, ndërsa ministrja, Ogerta Manastirliu, tha se synohet injektimi i 300 personave në ditë.
 
Mbërritja e kryeministrit, Edi Rama, në Shkodër për nisjen e procesit të vaksinimit u prit me protesta nga banorët të cilët prej javësh janë të përmbytur nga reshjet e shiut. Ata akuzuan shefin e qeverisë se nuk u ka dhënë asnjë ndihmë për të dalë nga situata emergjente.
 
Ezaurimi i kapaciteteve të spitaleve e ka detyruar qeverinë që të zbatojë skenarin e kthimit të spitaleve rajonale të dedikuar për pacientët Covid. Fillimisht, kjo skemë është zbatuar për Shkodrën dhe Durrësin, ndërsa në rast të rritjes së nevojës për trajtim spitalor, do të vijohet edhe me rrethet e tjera.
 
LULJETA NDOKA