Botë
Seanca për katër ish krerët e UÇK-së, mbrojtja: Fshihen dosjet dhe dëshmitarët
16.02.2021 19:57
Një rrugë pa krye, kështu mbrojtja e cilësoi qasjen e Prokurorisë së Gjykatës së Specializuar në Hagë

Një rrugë pa krye, kështu mbrojtja e cilësoi qasjen e Prokurorisë së Gjykatës së Specializuar në Hagë e cila kërkoi që dorëzimi i dosjes në procesin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të lidhet me datën e gjykimit dhe jo më herët.
Prokurori i Zyrës së Prokurorit, Special Xhek Smith tha se dorëzimi i dosjes muaj më parë para nisjes së gjykimit rrezikon dëshmitarët. Smith propozoi përshpejtimin e gjykimit.
“Është fakt që ka një hendek të madh midis dorëzimit apo nxjerrjes të të gjitha dokumenteve dhe datës së gjyqit sepse kjo do të rrezikojë dëshmitarët, ko është e vërteta dhe për këtë nuk është folur. Nëse dosja paraprake nxirret muaj më herët se sa data e nisjes së gjykimit, informacionet që përmban ajo mund të përdoren për të frikësuar dëshmitarët.”,- deklaroi prokurori i Zyrës së Prokurorit Special, Xhek Smith.
Avokati i Kadri Vejselit, Ben Emmerson, kërkoi që dorëzimi i dosjes të ndodh në fillim të muajit prill që mbrojta të bëj hetimet. Sipas Emerson Prokuroria “i ka varrosur provat relevante në një mal provash jorelevante duke krijuar një “kaos” sa i përket nxjerrjes së materialeve dhe kështu po i pamundëson mbrojtjes që të përgatitet për gjykim.
Avokati i ish presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, Dejvid Huper, kërkoi listën e plotë të dëshmitarëve, pasi sipas tij deri më tani janë informuar për 124 dëshmitarë të cilët prokuroria I ka identifikuar me pseudonime.
Katër ish-krerët e UÇK-së janë në paraburgim në Hagë që nga fillimi i nëntorit, ndërkohë që akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
MERAL ISMAILI
