Botë

Pas arrestimit të reperit, protestuesit i vendosin “zjarrin” Spanjës

17.02.2021 09:52

Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në Barcelonë mbrëmjen e 16 shkurtit 2021...

Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në Barcelonë mbrëmjen e 16 shkurtit 2021, pasi policia spanjolle arrestoi reperin Pablo Hasel.
 
Ai u dënua me nëntë muaj burg  në vitin 2018 për shkak të disa postimeve që sulmonin monarkinë dhe agjencitë e zbatimit të ligjit të vendit. Mirëpo, Hasel kishte refuzuar të dorëzohej në polici për të vuajtur dënimin e tij.
 
Rasti i Hasel ka shkaktuar një trazirë në Spanjë dhe ka bërë që qeveria të njoftojë se do t’i bëjë ligjet e fjalës së lirë më pak kufizuese.
 
Për këtë arsye qytetarët janë ngritur  dhe kanë shkaktuar një situatë të tensionuar   në rrugët e qyteteve spanjolle.  Me postera në duar ata kërkojnë menjëherë lirimin e tij ku nuk kanë munguar as sulmet me gurë ndaj policisë.