Maqedoni

RMV, fillon vaksinimi i personelit mjekësorë

17.02.2021 10:12

Sot nis vaksinimi anti kovid në vend....

Sot nis vaksinimi anti kovid në vend. Vaksinimi do të fillojë me personelin mjeksorë në spitalin modularë në Shkup. Nga ky spital thonë se gjthçka është gati për fillimin e vaksinimit, i cili do të zhvillohet në dy ndrrime. 
 
Vaksinimi I personelit mjeksor fillon me donacionin e vaksinave nga Serbia, prodhim I kompanisë Fajzer, ndërsa qytetarët do të duhet të presin arritjen e vaksinave kineze të kompanisë Sinofar të cilat pritet të arrijnë deri në fund të muajit. Për tu vaksinuar qytetarët duhet të regjistrohen në ueb-faqja “vaksinacija.mk” e cila funksionon edhe në gjuhën shqipe. Në këtë mënyrë, ata regjistrohen në sistemin elektronik “Termini im”, kurse mjeku amë mund t`i sheh të dhënat për çdo pacient. Sistemi “Termini im” konstaton datën dhe orën për vaksinim konform fazave të Planit Kombëtar për imunizim të popullsisë.