Sulme të reja vetëvrasëse në Irak

19.11.2014 17:20

Një zëdhënës i rajonit autonom kurd të Irakut, thotë se një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer një automjet të ngarkuar me eksploziv, në afërsi të Selisë së Qeverisë provinciale në kryeqytetin Irbil.....

Zëdhënësi, Hamza Hamed, ka thënë se shpërthimi ka goditur postbllokun kryesor në rrugën që të dërgon tek ndërtesa, afër një pjese historike në qendër të qytetit. Hamza ka bërë të ditur se sulmi ka shkaktuar viktima, por ende nuk mund të dihet numri i saktë. Por, sipas mediave lokale, thuhet se më së paku janë vrarë katër persona.

“Ky shpërthim ndodhi duke përdorur një makinë-bombë vetëvrasëse në hyrjen kryesore të ndërtesës së Qeverisë së Irbilit. Shumë njerëz u vranë dhe të tjerë u plagosën, por numri nuk është konfirmuar ende. Është vlerësuar se ka 4-5 viktima, duke përfshirë tre nga rojet e sigurisë qeveritare që po ruanin ndërtesën, por akoma nuk kemi të dhëna të sakta”- deklaroi zëdhënësi i Policisë, Hamza Hamid.

“Kjo është vetura e cila ka eksploduar, por ne nuk e dimë ngjyrën, tipin apo modelin e saj, sepse kjo është bërë shkrumb e hi. Nuk është konfirmuar ende. Dëshmitarët okularë thonë se para se të shpërthente e kanë parë ata, prandaj të gjithë thonë se ishte e tipit “Mercedes”, por nuk është konfirmuar”- tha një polic.

Rajoni kurd i Irakut është përgjithësisht i liruar nga krimet, të cilat janë prezente në pjesët e tjera të vendit. Por, trupat kurdë “Peshmerga”, janë në luftë kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Irbil, gjendet afër linjës së parë të fronit, ku IS-i ka avancuar deri në 30 kilometra afër këtij qyteti. (Valbon Bexheti, TVM2)