Botë
Grupet e armatosura në Nigeri rrëmbejnë qindra nxënës
17.02.2021 13:10
Qindra djem dhe disa mësues të një shkolle në Nigeri janë rrëmbyer nga njerëz të armatosur....

Qindra djem dhe disa mësues të një shkolle në Nigeri janë rrëmbyer nga njerëz të armatosur të cilët besohet se i përkasin një bande kriminale.
Rrëmbyesit ishin veshur me uniforma ushtarake në momentin që sulmuan Kolegjin Shkencor të Qeverisë në qytetin Kagara në shtetin Niger , duke futur studentët në një pyll aty pranë.
Veriperëndimi dhe Nigeria qëndrore janë shënjestruar gjithnjë e më shumë nga bandat kriminale të njohura në vend si “banditë” të cilët rrëmbejnë për shpërblim, përdhunim dhe plaçkitje në të gjithë rajonin.
“Banditët hynë në GSC Kagara natën e kaluar dhe rrëmbyen qindra studentë dhe mësuesit e tyre”- tha një zyrtar që kërkoi të mos identifikohej për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.
