Dua Lipa zë vendin e para në ‘Spotify’, falenderon fansat e saj

17.02.2021 13:18

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, po vazhdon që të ketë një numër të madh...

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, po vazhdon që të ketë një numër të madh të sukseseve në karrierën e saj muzikore, shkruan KultPlus.

Këngët që i ka publikuar janë bërë më të dëgjuarat në botë. Duke qenë tejet e lumtur për këtë vlerësim nga fansat e saj ajo ndau një status në Twitter, teksa i falënderoi të gjithë ndjekësit për vlerësimin e tyre.
 
“Woweeee cili është albumi juaj i preferuar Future Nostalgia apo The Moonlight Edition?  Nuk mund ta besoj. Numri 1 më i dëgjuar nga një artiste femër në @spotify dhe e 3 në përgjithësi … kjo është gjithçka falë juve!!!! faleminderit faleminderit një milion here” shkroi ajo./ KultPlus.com