Maqedoni

Rasti “ Fushata”, Lube Boshkoski sërish do të gjykohet

17.02.2021 13:39

Pas kërkesës së mbrojtjes së Lube Boshkoskit i dënuar më parë në lëndën në opinion të njohur si “Fushata”...

Pas kërkesës së mbrojtjes së Lube Boshkoskit i dënuar më parë në lëndën në opinion të njohur si “Fushata”, Këshilli Gjyqësor pranë Gjykatës Themelore Penale , e pranoi kërkesën për rigjykim të lëndës.
 
“Paraprakisht, për kërkesën për rigjykim, në pajtim edhe me aktgjykimin e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, të merret mendim pozitiv nga prokurori publik kompetent pas çfarë është pranuar kërkesa, për të cilën palët nuk kanë bërë ankesë para Gjykatës së Apelit dhe e njëjta tashmë është përfundimtare”, theksohet në kumtesën e Gjykatës Themelore Penale. Boshkoski u arrestua më 6 qershor 2011, para restorantit “Vodenica” në Shkup, nën dyshimin e financimit të paligjshëm të fushatës zgjedhore.
 
Në vitin 2014, ai u dënua me pesë vjet burg. Në vitin 2016, ai u lirua nga burgu në Idrizovë ku po vuante dënimin.