“Dhoma publike”, platforma për barazi gjinore me marsh më 8 mars
Platforma për barazi gjinore....

Platforma për barazi gjinore, rrjeti i shoqatave të cilat punojnë në avancimin e barazisë gjinore dhe organizues të protestave për rastin “Dhoma publike, paralajmëruan se më 8 mars sërish do të mbajnë marsh në të cilin do t’i paraqesin pritjet e tyre nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria themelore publike.
Ata presin ndjekje penale të kreatorëve të faqes “Dhoma publike” edhe për viktimat e moshës madhore nga rasti, e jo vetëm për veprën “prodhim dhe distribuim i pornografisë së fëmijëve.
Bojana Jovanovska, nga Platforma për barazi gjinore, i dërgoi porosi ministrit të Punëve të Jashtme, Oliver Spasovskit, se duhet të tregojë në praktikë punën e policisë në raste të këtilla”.
Sipas saj, Sektori për Kontroll të Brendshëm, në veprimin e vet “nuk ka vullnet adekuat për t’i hetuar rastet” dhe kërkon që viktimat të dëshmojnë veprim joadekuat, në një kohë kur të gjitha mjetet dëshmuese janë në duart e policisë. “Gratë nuk i besojnë policisë dhe konsiderojnë se paraqitja është e kotë për shkak të mosveprimit, mosbesimit dhe relativizimit të përvojave të tyre me dhunën. Paralajmëruan se do të vazhdojnë me protesta derisa të mos fillojnë ndryshimet konkrete.
